Zbulohet në mesditën e sotme një person që ka gjetur vdekjen si pasojë e një arme zjarri.
Është gjendur në Varrezat e Linzës trupi i 69 vjeçarit, të identifikuar si Gani Çela. Hetimet dhe analizat që i janë bërë trupit kanë gjetur një plagë në gojë dhe pistoletën afër trupit, duke e bërë policinë të dyshojë për një vetëvrasje. Arma e zjarrit është gjetur në anë të trupit, një pistoletë tip TT. Nga identifikimet e bëra mësohet se Çela është banor i zonës së “Freskut” në Tiranë.