INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I moshuari i azilit kërkon seks përmes kërcënimeve. Ja historia e rrallë

I moshuari i azilit kërkon seks përmes kërcënimeve. Ja historia e rrallë

Publikuar më: 15:41 29-07-2016

Një 82-vjeçari banues në azilin e pleqve pranë “Qytetit Studentit” i janë kujtuar kohët e rinisë dhe i ka vënë syrin prej kohësh një punonjësje të gjelbërimit. Q. Shaholli është dënoncuar nga gruaja dhe dy shoqet e saj, pasi ai e bezdiste shpesh duke i thënë se e dashuronte dhe se kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me të. Madje ai i ka bërë dhe kërcënime të shumta duke i thëne se nëse ajo s’pranon do e vriste. Për të vërtetuar këtë, 82-vjeçari me origjinë nga Devolli herë pas here nxirrte nga xhepi një thikë të vogël. I moshuari “kodosh” u dënua me 8 muaj burg, por sipas Shqiptarja.com në Gjykatën e Tiranës ai ka shfaqur pendesë të thellë.
E duke marrë në konsideratë moshën e thyer të tij, gjykata i ka pezulluar dënimin, duke e kaluar të moshuarin për një peridhë 1 vit e 6 muaj në shërbim prove dhe duke vënë si kusht që ai të mos kryejë asnjë krim tjetër.
82-vjeçari Shaholli nuk është aq i panjohur për shqiptarët, pasi në janar të 2015 ai ka përfituar nga skema e qeverisë për rritje të pensionit dhe për këtë libreza e pensionistit i është dhënë në dorë nga Kryeministri Edi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158