Ndoshta e shtyrë nga problemet personale, këngëtarja shqiptare kishte kohë që u distancua nga muzika.
Por ka ardhur momenti të rikthehet me një projekt të ri muzikor. Po flasim për Jonida Maliqin e cila këtë herë do të vijë shumë ndryshe. Zbulohet se kënga do të mbajë titullin ‘N’errësirë’ dhe do të jetë e zhanrit RnB. Tekstin e saj ia ka besuar Olti Currit. Madje ka premtuar edhe një surprizë në klip.