INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndalohet hyrja në Kosovë, Gjuriç : Vendim skandaloz i Prishtinës

I ndalohet hyrja në Kosovë, Gjuriç : Vendim skandaloz i Prishtinës

Publikuar më: 15:45 05-09-2018

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriç nuk i është lejuar sot hyrja në Kosovë. Siç raportojnë mediat kosovare, Gjuriç pak pas orës 15:00, është kthyer pas nga pika kufitare në Jarinje. Vet Gjuriç pohoi se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç parashihet me marrëveshjen e Brukselin.
“Ky është një vendim skandaloz nga Prishtina, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes. Për arsyet e presioneve dhe shantazheve të tjera ndaj të cilave pala serbe ishe nënshtruar sot dhe ditëve të kaluara, për shkak të mos gatishmërisë të pranojnë vendimin e Prishtinës, e cila do të ishte kundër interesave serbe”, -tha Gjuriç për Tanjug.

Article Logic
Execution time: 0.0036721229553223