INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ndan vetëm një mur, Donaldi i këndon Borës këngën që i dedikoi: “Ahh si qenka dashuria …”

I ndan vetëm një mur, Donaldi i këndon Borës këngën që i dedikoi: “Ahh si qenka dashuria …”

Publikuar më: 11:30 22-10-2021

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dy personazhet më të përfolura të javëve të fundit. Dyshja që i kanë dhënë fund lidhjes muaj më parë janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas hyrjes së Donaldit në shtëpinë e famshme.

Edhe pse në javët e para qëndroi larg kësaj teme duke se mbyllja ka bërë që aktori të reflektojë shumë dhe ditëve të fundit ka folur vazhdimisht për Borën.

Në një bisedë me banorët ai ka zbuluar shumë detaje interesante nga lidhja e fortë që kishin deri te arsyet e kota të ndarjes. (Lexo këtu)

Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpi. Ditën e sotme u vendos në sfond kënga e tyre dhe Donaldi vendosi ta performonte e ta këndonte me të madhe.

A e ka dēgjuar Bora thoni se në fakt një mur i ndan?!  E dimë që jo, por mesazhin e ka marrë tashmë. “Ahh si qenka dashuria …”

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598