Ndarja e Dua Lipës me Isaac Carew ishte padyshim një nga ngjarjet më të dhimbshmet që përjetuan fansat e çiftit.
Edhe pse ata kishin një histori të gjatë lidhje dhe ndarje, përsëri kjo e fundit erdhi shumë e papritur, dhe për më tepër që Dua njoftoi pak kohë më vonë romancën e re me Anwaar Hadid.
Megjithëse është ndarë prej 4 muajsh nga këngëtarja shqiptare, Isaac vazhdon të ketë fansa nga vendi ynë, të cilët e mbështesin aktivitetin e tij në kuzhinë.
Madje, foton e një shqiptareje e cila ka publikuar librin e tij të kuzhinës, Isaac e shpërndau në Twitter, duke i vendosur edhe emojin e dy duarve, si simbol i shqiponjës.
Në këtë mënyrë shihet se vendi ynë I paska lënë Isaac mbresa të forta, të cialt ai ende nuk i ka harruar.