Me siguri i mbani mend debatet në distancë mes ambasadorit amerikan Lu dhe ish ministrit Manjani. Dhe ‘pika e nxehtë’ mes tyre ishin vettingu dhe LGBTI.
Ambasadori përmendi publikisht emrin e Manjanit në një dalje publike, pasi ky i fundit kishte kritikuar prezencën e komunitetit LGBTI në shkolla, pasi shkon jashtë linjës tradicionale të familjes shqiptare.
Por Manjani ka qenë kritik edhe ndaj mënyrës sesi po zbatohet vettingu i prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Por mesa duket të dy po përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Lu dhe Manjani janë fotografuar së bashku paraditen e sotme, teksa konsumojnë kafen e mëngjesit në ambientet e një hoteli të njohur në kryeqytet.