Liverpool triumfoi në finalen e Champions, duke siguruar trofeun e gjashtë, teksa mundi 2-0 në finale Tottenham-in. Në një ndeshje që mori kritika për nivelin e lojës, ishte modelja 22-vjeçare, Kinsey Wolanksi, e cila rrëmbeu vëmendjen.
E veshur me bikini, ajo “pushtoi” fushën e blertë të stadiumit “Wanda Metropolitana” në Madrid, ndërkohë që po luhej pjesa e parë e finales. Vrapimi i saj në fushë shtangu futbollistët dhe të 68 mijë të pranishmit në shkallët e stadiumit.
Para finales, ajo kishte 110 mijë ndjekës në “Instagram”, ndërsa pas rreth 12 orësh, 22-vjeçarja ndiqej nga më shumë se 2.5 milionë persona. Kinsey Wolanksi nuk e shijoi gjatë këtë sukses. Pak pas mesditës së sotme, llogaria e saj në “Instagram” u hakua.
Me anë të një reagimi në Twitter, Kinsey Wolanksi ka konfirmuar se llogaria e saj është hakuar. E më pas ajo ka vendosur t’i mbajë të përditësuar ndjekësit e saj në Tëitter ku publikoi një video shumë provokuese duke vrapuar në palestër.
Pranë postimit ajo ka shkruar se ndihet e emocionuar pasi fitoi më shumë se 2 milionë ndjekës brenda natës dhe më pas Instagrami i saj u hakua.
When you grow to 2.5m followers over night and then your account gets hacked...... just run it off kins. This is an emotional roller coaster ? pic.twitter.com/abZ2vW0zTT
— Kinsey wolanski (@KinseyWolanski) June 2, 2019