Chris Brown ka guxuar të shfaqet sërish në Instagram te Rihanna. Romanca e tyre ka qenë një ndër më të komentuarat dhe kjo jo më kot. Ndarja e tyre shkaktoi më shumë shumë zhurmë se lidhja e tyre. Në vitin 2009 Chris rrahu brutalisht, divën e muzikës pop Rihanna-n. Fotot e këngëtares me shenja në fytyrë bënë xhiron e botës.
Edhe pse tanimë ka kaluar shumë kohë që nga kjo ngjarje, dyshja duket që nuk i mban më mëri njëri-tjetrit. Ai herëpashere i komenton këngëtares së njohur, i cili mesa duket nuk e ka harruar ende dhe është mjaft i penduar që e ka humbur.
Së fundmi Rihanna ka postuar disa foto shumë sexy dhe provokuese në kuadër të lançimit të koleksionit të ri të linjës së saj Savage&Fenty.
Mesa duket Chris Brown nuk iu ka rezituar dot këtyre fotove dhe i ka lënë disa komente këngëtares. “Po thyen internetin.. Mbretëreshë vazhdo të ngjitesh lart e më lart!”, ka qenë ky komenti i parë nga Chris.
Më pas ai i ka komentuar atë që të gjithë ne mendojmë, që ajo të rikthehet në muzikë. “Duam muzikë së shpejti, të lutem!”- shkruan Chris.
Shpresojmë që Riri ta marr seriozisht kërkesën e ish partnerit të saj sepse mezi po presim të dëgjojmë muzikë nga ajo.