INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ngjan mamit apo babit? Ja nga cili prind trashëgohet inteligjenca tek fëmijët

I ngjan mamit apo babit? Ja nga cili prind trashëgohet inteligjenca tek fëmijët

Publikuar më: 14:48 23-09-2018

Sipas shkencës, njerëzit e zgjuar duhet të falënderojnë nënat e tyre.

Nënat janë përgjegjëset kryesore të transmetimit të gjeneve që lidhen me inteligjencën.

Mendohet se 40-60% e inteligjencës trashëgohet. Studimet e fundit e kanë konfirmuar këtë fakt, duke bërë edhe thirrje për braktisjen e stereotipeve që ekzistojnë deri tani.

Fëmijët kanë më shumë mundësi të trashëgojnë inteligjencën nga nëna e tyre. Kjo pasi gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X. Testimet e kryera te minjtë treguan se ata që iu shtuan gjenet materne, demonstruan një kokë dhe tru më të madh, por trup më të vogël se normalja.

Ndërsa ata që kishin më shumë gjene paterne kishin një trup më të madh dhe një tru më të vogël.

Në trurin ku embrionet rriteshin, qelizat në të cilat ishin prezentë më shumë gjene paterne, akumuloheshin në zona të karikuara për të garantuar mbijetesën dhe të përfshira në funksione si seksi, ushqimi dhe agresiviteti. Kërkuesit nuk gjetën asnjë qelizë paterne në zonën cerebrale ku zhvillohen funksionet më të avancuara si inteligjenca, mendimi dhe planifikimi.

Por inteligjenca nuk është vetëm gjenetike. Studime të tjera kanë treguar se nëna luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të saj. Këtë gjë e bën përmes kontaktit fizik dhe mbështetjes emotive.

Në fakt, lidhja me nënën është e lidhur ngushtë me inteligjencën. Kërkuesit konfirmojnë se sa më e fortë të jetë lidhja, aq më shumë fëmijët tregojnë se janë këmbëngulës dhe më pak të frustruar gjatë zgjidhjes së problemeve.

Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811