Daljet e saj në ekran apo thjesht nëpër foto, shoqëroheshin me komente të tipit: ka bërë buzët, ka bërë të pasmet, nuk është natyrale.
Rashel Kolaneci mund të themi se për një kohë të gjatë ishte personazhi më i komentuar për këtë pjesë dhe si duket vazhdon të jetë ende. Këtë e mësuam nga një postim që ajo vetë kishte bërë në Instastorie, me një shkrim të një gazetari i cili ndër të tjera i rendiste Rashelit ndërhyrjet estetike që ka bërë. “Edhe një sy për mendjen që paska ky gazetari’, shkruan ajo duke mohuar edhe njëherë të ketë bërë ndonjë ndërhyrje.