Prej të premtes në vend është rikthyer sërish i nxehti, i cili pritet të zgjasë deri në mesin e Korrikut.
Vetëm atëherë, sinoptikanët thonë se do të ketë ulje të temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu.
Krahasuar me verën e vitit 2015, si më e nxehta e regjistruar nga sinoptikanët, vera e këtij viti do të jetë afërsisht në të njëjtat vlera.
Ata që kanë parashikuar pushimet në 15-ditëshin e dytë të muajit korrik, të qëndrojnë të qetë pasi korriku do të mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë.