E diela rikthen të nxehtin afrikan në Shqipëri pas uljes me disa gradë të temperaturave ditët e fundit. Vapa përvëluese parashikohet të zgjasë më shumë se një javë.
Sipas metereologëve, ka pasur një rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës në këto dy ditët e fundit, megjithatë një rritje me të ndjeshme do të ketë mesdita e së dielës. Ditët e fundit të muajit korrik, por edhe java e parë e muajit gusht parashikohet që të sjellin një masë ajrore të nxehtë nga kontinenti afrikan. Parashikohet që temperaturat të shënojnë vlerat më të larta të vitit 2018. Kjo mund të jetë dhe java me nxehtë e kësaj vere, sipas sinoptikanëve, ndaj rekomandohet që të bëhet kujdes duke marë masa mbrojtëse, të evitohet lëvizja në orët e pikut, të konsumohen sa më shumë lëngje si dhe të qëndrohet në vende të freskëta. Deri në këto moment, temperatura më e lartë e shënuar është 38.1, megjithatë nga data 3 deri në datat 5-6 parashikohet që të arrijë kulmi i kësaj vale të të nxehtit me temperatura në disa zona të veçanta mbi 39 gradë Celsius.