INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti afrikan po vjen? Ja se si do të jenë temperaturat dhe moti për javën e ardhshme...

I nxehti afrikan po vjen? Ja se si do të jenë temperaturat dhe moti për javën e ardhshme...

Publikuar më: 20:55 27-05-2018

Ditët me shi duket se i kanë lënë vendin kthjellimeve dhe temperaturave të larta. Pas vranësirave, pritet që ditët me diell të pasojë fundin e muajin maj, dhe përgjatë qershorit, duke bërë që të shijoni ditët e para të verës.

Sipas sinoptikanëve, vijon dominimi i kthjellimeve me vranësira kalimtare gjatë paradites në të gjithë vendin.

Ndërsa pas mesditës vranësirat shtohen gradualisht në territor dhe kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore ku gjatë pasdites priten shira të dobët dhe të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar maksimume termike mbi 31°C, në disa qytete të Shqipërisë.

Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det vijon dallgëzimi 2- 3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662