INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, maksimalia sot 40 gradë C[VIDEO]

Publikuar më: 10:00 28-06-2017

Java që ka nisur shumë e nxehtë sot do të kulmojë me temperatura edhe më të larta. Pritet që në mesditë termometri të shënojë deri dhe 40 gradë C.
Kjo është goditja e parë e valës së të nxehtit afrikan për vendin tonë në këtë fillim verë, por sinoptikanët parashkojnë dhe disa episode të tjera të të nxehtit saharjan gjatë gjithë stinës së verës. Zakonisht i nxehti afrikan zgjat 5 deri 7 ditë.
Zonat me tempertaura më të larta priten të jenë Tirana, Elbasani, Fieri, Berati, Kucova, Gjirokastra dhe Saranda, ku termometri do të shkojë në ekstremitetin e 40 gradëve C. Edhe orët e pasdites parashikohen të jenë të nxehta të paktën në ultësirën perëndimore.

Article Logic
Execution time: 0.0034399032592773