INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxehti shkatërroi bujqësinë

I nxehti shkatërroi bujqësinë

Publikuar më: 10:03 07-09-2017

Thatësira gjatë këtij viti ka shkatërruar pothuajse 60% të sipërfaqeve të mbjella në ara dhe drufrutorë.

Në raportimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë tregon se kulturat më të prekura nga moti janë misri, perimet , vreshta, ullinj dhe agrume. Kjo gjë vjen si faktorë i temperaturave ekstremist të larta. Në kulturën e misrit pritet që rreth 22% e prodhimit të pakësohet ndërsa 30% më pak  do jetë nga prodhimi i jonxhës.

Ndërsa në drufrutorë investimi ka shkuar dëm në 20 % të sipërfaqeve të mbjella. E njëjta situatë ka prekur thuajse të gjithë Ballkanin. Vendet eksportuese të misrit si Serbia, Hungaria dhe Ukraina raportojnë rënie të prodhimit me rreth 30 %. Ekspertët thonë se kjo do të reflektohet në rritjen e çmimit si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. 

Për vitin që vjen qeveria ka marrë masa për situata të tilla dhe ka akorduar një buxhet prej 2.4 mld leke për ujitjen. Por më shumë se sa investimet, ekspertët thonë se duhet një koordinim më i mirë i punës së pushtetit lokal me qeverinë qendrore për pastrimin e kanalizimeve që i kanë kaluar vendorëve.

Article Logic
Execution time: 0.0017650127410889