INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I nxorrën të palarat njëri-tjetrit! Pas sherrit me MATOLALE, STRESI i del në mbrojtje NOIZYT, por pendohet!

I nxorrën të palarat njëri-tjetrit! Pas sherrit me MATOLALE, STRESI i del në mbrojtje NOIZYT, por pendohet!

Publikuar më: 12:37 08-03-2021

Në verën e vitit të shkuar, Noizy dhe MatoLale publikuan këngën “Adrenalinë”, e cila u prit shumë mirë nga publiku. Mirëpo më vonë marrëdhënia e tyre u kris dhe vetëm së fundmi, MatoLale i ka bërë një diss.

Ai ka publikuar një këngë, të titulluar "Resto", ku mes të tjerash shprehet:

“Ti je egoist, ty egoja jote ka me t’vra. Unë t’kam dasht me zemër, ti e di t’kam dasht si vlla. Ju nuk jeni grup me burra, po me gra. Si m’paske bo mu diss, po mu m’ka bo bukë nëna jote! Unë të kam përmend në intervistë, të kam përmend në spote”.

Nga ana tjetër, Noizy nuk ia ka vonuar një përgjigje. Ai ka publikuar në rrjete sociale bisedat me të, një ditë para se të publikohej kënga e tyre. Noizy shkruan se ndonëse në atë kohë MatoLale kishte shokun në spital, mendjen e kishte vetëm te kënga. (SHIKO KËTU).

Mirëpo një reagim i papritur ka ardhur nga Stresi, i cili me anë të një reagimi në Instagram, i ka dalë në mbrojtje.

“Shprehjet e mia dhe të atij tjetrit (Rigelsit) i gjen për jetë nëpër tattoo të njerëzve. Doni s’doni ska të tjerë në Shqipëri veç ne të dy.”

adg.png

 

Ndër të tjera Stresi i rikujtoi atë që tha Noizy, në lidhje me faktin që la shokun në baltë, mirëpo I bëri thirrje që të vazhdojë të bëjë muzikë sepse është talent, siç shihet në foton e siguruar nga faqja hiphopshqip.

Megjithatë Stresi e fshiu shpejt foton dhe nuk e la për një kohë të gjatë në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441