Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të përfolur të shoëbizit shqiptar.
Xhensila ka ndenjur pak shkëputur nga bota e muzikës për t’ju përkushtuar vajzës, ndërsa Bes Kallaku këtë sezon është në spektaklin “Be Coffe” që po e drejton me aktorin e humorit Erion Isain, dhe aktorin tjetër, Olsi Bylyku. Por ky i fundit gjatë transmetimit të spektaklit ditën e sotme ka përmendur dhe Xhensilën.
“Kur bën dhe ajo Xhensila, burrin katunar, këndon si të jetë goca e Sabri Fejzullahut”, është shprehur Olsi, ndërsa Xhensila e ka publikuar videon në Instagram.
“O jooo”, shprehet Xhensila, teksa qesh me batutën e Olsit. Sigurisht, çdo gjë mbetet në kontekstin e shakasë, pasi ata së bashku njihen për miqësinë e mirë që kanë me njëri-tjetrin.