Khloe tashmë i është përkushtuar rritjes së vajzës True, e cila së fundmi është komentuar gjatë nga fansat , të cilët nuk kanë nguruar të lënë komente fyese ndaj saj, duke e quajtur të shëmtua.
Mirëpo Khloe nuk ka duruar dot më dhe së fundmi i është kthyer keq ndjekëses së saj, duke ja mbyllur gojën një herë e mirë.
“Më duket mua apo True nuk është fare e lezetshme”, shkroi një komentuese.
"Cila maxhorene me pak respekt për veten mund të komentojë paraqitjen e një fëmije? Çfarë njeriu i neveritshëm je ti? Është shumë patetike që je kaq e mjerë në jetën tënde”, ka thënë e acaruar ylli i 'Keep up with the Kardashians'.