Një ndër moderatorët më të suksesshëm dhe më të ndjekur në Shqipëri, Blendi Fevziu është padyshim një ndër gazetarët më të mirë në vend dhe këtë e vërteton edhe me emisionin e tij “Opinion”.
Edhe pse kaq i suksesshëm ai i ka qëndruar besnik televizionit Klan duke i refuzuar të gjitha ofertat e tjera ndonëse këtë gjë e ka pranuar vetë i ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”.
"Më ka ndodhur diçka shumë interesante. Më kanë çuar për drekë në restorant dhe sollën me vete një valixhe me pagën e një muaji për të më bindur", tregoi Fevziu.