INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pabesueshëm efekti i akullores në mëngjes për trurin e njeriut!

I pabesueshëm efekti i akullores në mëngjes për trurin e njeriut!

Publikuar më: 12:48 24-11-2016

Nuk ka ekzistuar kurrë një justifikim më i mirë se ky për të ngrënë akullore për mëngjes.

Një shkencëtar japonez ka zbuluar se njerëzit që hanë akullore menjëherë pazsi zgjohen mund të bëhen më të zgjuar. Sipas studimit të tij, ëmbëlsira e ngrirë nxit kohën e reagimit dhe redukton irritimin mendor të njerëzve. Yoshihiko Koga, një profesor në universitetin e Tokyo Kyorin zbuloi nëpërmjet disa testeve se njerëzit që hanë akullore sapo zgjohen janë më mirë në procesimin e informacionit të ri dhe reagojnë shumë më shpejt. Pasi ekzaminoi  trurin e subjekteve, Profesor Koga zbuloi se në të gjendej një masë e madhe me valë Alfa me frekuencë të lartë. Këto valë ndikonin për të reduktuar irritimin mendor dhe gatishmërinë e lartë në reagim. Pra, në rast se ia dilni të harroni faktin që sheqeri i tepërt ju bën dëm, futjuni punës dhe mbusheni frigoriferin me ushqimin e ri të trurit!

Article Logic
Execution time: 0.0046980381011963