Të jesh Justin Bieber dhe të refuzohesh është me të vërtetë e dhimbshme. Ai mund të ketë të gjitha femrat e botës, por atë vajzën e palestrës në “Broughton, Savannah”, JO. Këngëtari i famshëm kanadez, i dëshpëruar në maksimum, ka kërkuar për dashuri në Instagram, “rëndom” si njerëzit e thjeshtë, por për fat të keq nuk i ka ecur. Një vajzë, e quajtur Jessica Gober ka sqaruar se ylli i muzikës pop ka pyetur për të në faqen e Instagramit të palestrës Savannah, palestër në të cilën ajo punon.
“Ndodhi edhe kjo…Justin Bieber sapo i dërgoi mesazh palestrës ku unë punoj dhe pyeti se kush jam unë, ahahahaha WTF”, shkori Jessica në Twitter.
Për të qenë më e besueshme, ajo postoi screenshot-et e mesazheve të Justin i cili ka shkruar në Instadirect: “Kush është ajo vajza në postimin e fundit” dhe ka vendosur një emoji zemër. Ajo postoi edhe një foto të adresës së Justin për ta vërtetuar tërësisht se është këngëtari 22-vjeçar, dora vetë.
Fatkeqësisht për Justin, bukuroshja 22 vjeçare postoi një tjetër seri fotosh, tashmë me të dashurin e saj duke shkruar “Kam çdo gjë që më nevojitet”.
Provo përsëri, Justin, mos u dëshpëro!