INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"I pafytyrë"/ Publikoi mesazhet ku Andi i thotë se është burri i saj, Shqipja plas "bombën" tjetër: Kam gati demaskimet...

Publikuar më: 17:32 22-01-2021

Dje në “Live From Tirana”, konkurrenti i Për’puthen Andi Shehi dha një deklaratë shumë të rëndësishme në “Top Albania Radio”. Ai pohoi se shumë shpejt do të fejohet me Tean, konkurrenten që pëlqen. Por ky lajm pasi ka shkuar në veshin e ish-konkurrentes Shqipe Hysenaj, e ka detyruar atë të plasi bombën që kishte premtuar pak kohë më parë, pasi ishte përjashtuar nga emisioni.

Kujtojmë, debatin mes saj dhe Teas kur Shqipja ishte ende pjesë e Për’Puthen. Asokohe, dy vajzat u përplasën në studio dhe debati degjeneroi në ofendime. Madje, Shqipja i tha Teas: “Të ka bërë keq baloni gastrit!” Kjo bëri që Tea të largohej nga studio dhe pas saj të vraponte Andi.

Mirëpo, Shqipja ka publikuar sot disa mesazhe zanore që Andi i ka dërguar në WhatsApp pas këtij veprimi, që vërtetojnë të kundërtën. Shkak i reagimit të Shqipes është bërë deklarata e nënës së Andit që shprehet se djali i saj s’ka pasur asgjë me Shqipen, por donte vetëm të shihte reagimet e Teas.

Shqipja shkruan se mes tyre ka pasur ndjenja që u shuan më vonë. Por, nuk janë tallur që të bëjnë xheloze Tean. Ajo shprehet se Andi është mashkulli më i pafytyrë që ka njohur dhe i kërkon të jetë realist. Madje në një pjesë ai e cilëson veten si “burri i Shqipes”, kur i thotë t’u tregojë familjarëve të saj të vërtetën siç është. 
“Kështu që pse nuk ua argumenton. Derisa janë familjarët e tu tregua gjërat siç janë. Se tek e fundit, burri jot është ai që po përgojojnë”- shprehet Andi te mesazhet zanore që i ka dërguar Shqipes.


Mesazhi i plotë i Andit

“O sa inat më vjen kshu. Po ti pse nuk ja tregon historin tamam se si ishte? Unë me vërte dola mbrapa Teas, po unë dola për diçka mbrapa Teas, nuk dola se më interesoi shumë ajo pjesë. Unë dola për të përfitu ti një gjë. Për këtë arsye dola dhe pastaj sa mbarova me Tean erdha direkte te ty. Sa i thashë dy llafe, sa e bëra të reagoj ndaj gjërave që tha që dilte komplet situata në përfitimin tënd. Unë për këtë u përpoqa edhe erdha direkte te ty.

Ty edhe të argumentova çdo gjë tashi. Pse nuk ja shpjegon. Derisa janë familjarët e tu, tregoji gjërat tamam siç janë nuk ke pse e kalon situatën duke qesh. Se tek e fundit burri jot është ai po përgojojnë kështu që përpiqu ta rregullosh situatën.”

guantamne.png

 

Mirëpo siç duket Shqipja se ka ndërmend ta lërë me kaq, sepse ka bërë një paralajmërim të fortë.

Pas mesazheve zanore ajo ka paralajmëruar atë dhe gjithë të tjerët që të kenë kujdes se si do të justifikohen pasi ka gati të tjera mesazhe, video e tekste të shkruara në telefon.

Kush do jetë “viktima” e rradhës e Shqipes? Mbetet për t’u parë!

640-0-6009e43742aad-557x1024.png

Article Logic
Execution time: 0.0036571025848389