INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të pakënaqur, japin dorëheqjen dy kandidatët e PD-së për deputet [FOTO]

Të pakënaqur, japin dorëheqjen dy kandidatët e PD-së për deputet [FOTO]

Publikuar më: 09:26 28-05-2017

Siç duket pakënaqësitë brenda PD-së vijojnë në qarqe të ndryshme.

Blendi Himçi është dorëhequr nga lista e kandidatëve për deputetë të PD-së për qarkun e Elbasanit.

Himçi ka njoftuar se tërhiqet nga gara në shenjë proteste për mos përfshirjen  në këtë listë të kandidatëve që kanë kontribuar në vite për PD-në dhe së fundmi kanë sakrifikuar për tre muaj në Çadrën e Lirisë në mbështetje të një kauze të madhe, atë të një Repulike të Re.

“E cila paska qenë kjo sakrificë madhore? Paskemi luftuar për të përfshirë në lista njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me qarkun e Elbasanit, por vetem pse janë beniaminë të kryetarit Basha', shprehet Himçi.

Blendi Himçi është pedagog në fakultetin e Ekonomikut në Elbasan, Njëkohësisht ai është Sekretar i Përgjithshëm i degës së PD-së Elbasan.

Himçi ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme në administratë. Ai ka qenë Kryetar i Këshillit të Qarkut, Kryetar i Këshillit Bashkiak etj.

Blendi Himçi ishte në vendin e tetë të listës për kandidatë të PD-së në Elbasan.

LISTA E ELBASANIT:

Edmond Spaho

Endri Hasa

Luciano Boci

Taulant Zeneli

Arben Elezi

Fitim Zekthi

Nada Krypa

Blendi Himci

Ndërkohë pas Blendi Himçit, ka ardhur edhe dorëheqja e një tjetër kandidati për deputet. Sazan Guri është një emër i njohur për kontribututin që ka dhënë në çështjet që i përkasin ambjentit.

Ditën e djeshme, emri i Gurit ishte në listën e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet në qarkun e Beratit.

Por ditën e sotme, me anë të një shkrimi në facebook, Sazan Guri ka njoftuar se tërhiqet zyrtarisht nga kandidatura, duke e çuar në një kandidat mangët listën e PD në Berat.

Reagimi i plotë i Sazan Gurit

Miq dhe dashamires,

Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s'keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes.

Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s'mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !

Me respekt

Sazan Guri

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439