INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I palëkundur”/ Haradinaj jep mesazhin e fundit para nisjes drejt Hagës

“I palëkundur”/ Haradinaj jep mesazhin e fundit para nisjes drejt Hagës

Publikuar më: 11:23 23-07-2019

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, këtë mesditë është nisur për në Hagë ku është thirrur për të dëshmuar për krimet e luftës gjatë kohës kur ishte komandant i UCK-së. Pak para nisjes Haradinaj ka shkruar një postim në rrjetin social facebook duke theksuar se dialogu me Serbinë do të realizohet vetëm nëse njeh Kosovën.

Postimi i Haradinajt në Facebook
“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë.

Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499