INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I pandreqshëm dhe i pashpresë, Lil Wayne në rrezik për jetën!

I pandreqshëm dhe i pashpresë, Lil Wayne në rrezik për jetën!

Publikuar më: 10:39 14-06-2016

Punët për Lil Wayne nuk duken aspak mirë.

Reperi amerikan vuajti kriza të forta ndërkohë që avioni i tij privat po e transportonte në Kaliforni. Vetëm në momentin që ai humbi ndjenjat, avioni i tij bëri një ulje emergjente në Nebraska për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore. Pasi ndihma e shpejtë e trajtoi cështjen e Wayne, ai u rikthye përsëri në gjendje të vetëdijshme, por refuzoi mjekime të mëtejshme dhe këmbënguli që të largohej. Kështu avioni i tij u ngrit në ajër dhe pas dy minutash ai vuajti kriza të tjera duke humbur përsëri ndjenjat. Këngëtari 33 vjecar ka një histori mjekësore me këto tronditje pasi edhe në vitin 2012 bëri ulje emergjente dy ditë rresht, ndërsa në 2013-tën gati humbi jetën nga një krizë e tillë. Atij iu tha ta merrte më shtruar me stilin e jetës, por duket se nga ai vesh nuk është futur asnjë fjalë e vetme. Pavarësisht se Lil Wayne ka vazhduar me festat dhe një stil jetese larg të shëndetshmes, shkaku kryesor nuk duket se është kjo lloj jete e harbuar, por kryesisht historia e tij mjekësore. Kjo pasi ylli i shumë hiteve ka vuajtur nga këto tronditje që në moshë fare të vogël.

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557