I pari që çeli procesin e votimi këtë mëngjes ishtë, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. Zguri ka mbërritur në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik te “Rruga e Elbasanit”.
Zguri tha se "KQZ-ja në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre."
Votimi në orët e para ka shkuar normalisht, ndërsa procesi është monitoruar edhe nga vëzhgues ndërkombëtare.
Në këto zgjedhje do të votojnë rreth 3.5 milionë qytetarë.