Manjola Nallbani ishte e ftuar në “E diell” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe personale.
Ndoshta nuk e dinit, por këngëtarja e njohur shqiptare ka patur studente në vitin e parë në Akademinë e Arteve, Elvana Gjatën.
Manjola tregoi se ylli i “Mos u ngut” ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka dhe zbuloi gjithashtu çfarë note i ka vendosur dikur.
“Edhe sikur të mos më këndonte asnjë ditë në klasë, mjaftonte që unë e kuptoja sa e talentuar ishte.Nuk jam nga ato që dua të tregoj që këtë vit të kam unë në dorë. Ajo ishte shumë e talentuar.I kam vënë 10 me kënaqësi,” u shpreh Nallbani.