Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni.
Së fundmi këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik ku shfaqet e veshur me jeshile, me pantallona të gjata të zbërthyera, reçipeta dhe xhaketë. Fotot janë pëlqyer shumë dhe janë komentuar shumë nga fansat e saj.
Moderatorja e ka krahasuar veten në këto foto me një 'gjarpër' dhe këtë e ka treguar nëpërmjet dy 'emoji' në mbishkrim.