Silvio Berluskoni ka dalë sot nga spitali “San Raffaele” në Milano, ku ai ishte shtruar që nga 30 prilli për probleme në funksionimin e zorrëve.
“Jam mirë, – tha ish kryeministri. – Unë do të bëj fushatën elektorale”.
“Kam pasur frikë. Besoj se nuk do të bëj takime publike, – shtoi 83-vjeçari, – do të jetë e mjaftueshme për të bërë një fushatë zgjedhore përmes gazetave, radios dhe TV”.
Berlusconi, një lider i qendrës së djathtë Forca Italia, tha në fund të marsit se do të kandidojë për zgjedhjet evropiane që piten të zhvillohen gjatë këtij muaji.
Kavalieri u ndalua nga kryerja e funksioneve publike për pothuajse pesë vjet për shkak të evazionit fiskal. Gjykata vitin e kaluar, duke përmendur sjelljen e tij të mirë, vendosi që ai mund të kandidojë përsëri.