Reperi i njohur Noizy, nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore, të cilat kthehen menjëherë në hite. Pas suksesit të këngës së tij të fundit me titull “New Benz”, në bashkëpunim me Snik, disa ditë më pare reperi ka publikuar këngën e re që mban titullin “Nuk kanë besu” dhe është kthyer menjëherë në hit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet fqinje.
Së fundmi, Noizy-t i ka ndodhur një ngjarje e papritur në një prej koncerteve të tij të fundit. Gjatë performancës, reperi ka marrë një mesazh që sigurisht nuk i ka pëlqyer e që kishte të bënte me kundërshtarin.
"Unikkatili është baba"- ka thënë një prej personave të pranishëm në koncert.
"O rrot k*** ke ngaterru koncertin"- i është përgjigjur Noizy