INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I plagosur në ’97, Lleshaj rikthen në detyrë policin: I harruar që nga 2009

I plagosur në ’97, Lleshaj rikthen në detyrë policin: I harruar që nga 2009

Publikuar më: 12:12 01-03-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka njoftuar përmes një postimi në “Twitter”, rikthimin në radhët e policisë të një ish-punonjësi të liruar në vitin 2009.

“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me bandat kriminale në ‘97, dekoruar me ‘Medaljen e Artë të Shqiponjës’, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit. Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë,” shkruan Lleshaj në ‘Twitter’.

Rikthimi i z.Hyskaj u bë me porosinë e vetë Ministrit, i cili u interesua personalisht për dosjen e tij. Ai ishte dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.

Hyskaj ishte plagosur rëndë në një ngjarje në përballje me bandat e grabitësve në vitin 1997, dhe ishte i vetmi i mbijetuar i asaj ngjarjeje, ku humbën jetën 3 punonjës policie të tjerë.

Ministri Lleshaj ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj rasteve të ngjashme dhe ka dhënë porosi që të vlerësohen kontributet ndër vite të punonjësve që kanë sakrifikuar për dinjitetin e uniformës, në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit.

lleshaj_kthen_ne_detyre.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379