INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I poshtëruar, bashkëshorti i Cheryl deklaron: Ja pse më braktisi për Liam!

I poshtëruar, bashkëshorti i Cheryl deklaron: Ja pse më braktisi për Liam!

Publikuar më: 15:51 04-03-2016

Bashkëshorti i këngëtares Cheryl është ndjerë i poshtëruar për lidhjen e saj me Liam Payne dhe nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë pakënaqësinë e tij.

Jean-Bernard Fernandez-Versini është shprehur se ndjehet jo vetëm i poshtëruar, por edhe i ofenduar, ndërkohë që hedh baltë mbi lidhjen e dy këngëtarëve britanikë. Ai deklaron se e gjitha kjo është vetëm shfaqje për sytë e publikut. Kjo pasi konfirmohet nga Daily Mail se një mikeshë i sugjeroi bukuroshes 32 vjeçare se një lidhje me yllin e One Direction, 10 vjet më të vogël se ajo, do të ishte më frytdhënëse për karrierën e saj se sa martesa me një francez të panjohur. Dhe të mendosh se JB u përpoq që të shpëtonte martesën, por veprimet e Cheryl i hodhën përtokë ndjenjat e tij. Ai së fundmi ka postuar një fotot në të cilën po përpiqet të qetësohet buzë detit, por basti jonë është që "makthet britanike" nuk do ta lënë të qetë edhe për ca kohë.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268