Fituesi i çmimit Oskar, Denzel Washington është shpallur aktori më i mirë i shekullit 21, sipas New York Times.
Lista e aktorëve më të mirë u përpilua nga kritikët e filmit Manola Dargis dhe "AO Skot" Ata thonë se Washington, i cili fitoi një Oskar për rolin e tij në filmin triler- aksion “Train Day” të vitit 2001, doli i pari pa diskutim.
“Ne argumentuam dhe debatuam për çdo emër tjetër në listë, por nuk kishte hezitim apo debat në lidhje me të. Denzel Washington është shumë më tepër sesa një “gjigand i ekranit”. Ai është një mjeshtër i mençur dhe i ndjeshëm, me një trajnim serioz nga shkolla e vjetër dhe një prani verbuese të një ylli të filmit. Ai është një nga djemtë më të mirë të aktrimit. Denzel e bën aktrimin të duket si frymëmarrje”, thanë dy kritikët në një deklaratë.
E dyta në listë është aktorja Isabel Yper dhe vendi i tretë shkoi për Daniel Day-Lewis.
Keanu Reeves është në vendin e katërt, ndërsa Nicole Kidman është në vendin e pestë.