Serialet turke janë bërë ndër serialet më të ndjekura në Shqipëri dhe jo vetëm e siç duket njerëzit kanë filluar të krijojnë pëlqime të ndryshme për aktorë apo aktore të ndryshme. Tashmë, aktorët turq janë kthyer në personazhet më të preferuar të shqiptarëve dhe jo vetëm.
E një ndër aktorët më simpatikë turq është cilësuar Ibrahim Çelikkol. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai ka folur rreth thashethemeve për një martesë të mundshme, famës, karrierës dhe sigurisht nuk mund t’i shmangej pyetjeve për fizikun e tij.
Përgjatë intervistës ai ka treguar se nuk dëshiron ta cilësojnë si një mashkull të bukur, pasi për të është ofendim.
Gjëja më e mirë që mund t’i thonë është “Je i vërtetë:”
Më tej Ibrahim shtoi se e urren faktin që në ditët e sotme njerëzit gjykohen nga pamja e jashtme dhe se nuk do lejonte kurrë që të fitonte një vend pune vetëm sepse është ‘i bukur’.