2017-a do të mbahet mend edhe për skandalet seksuale të ndodhura në Hollywood.
Prandaj edhe ato femrat që guxuan të thyejnë heshtjen dhe të rrëfejnë të vërtetën, u cilësuan edhe ‘Njeriu i vitit’ sipas ‘Times’. Ndër to ishte edhe këngëtarja Taylor Swift, madje edhe cilësua si nxitëse për femrat e tjera që të tregonin të vërtetën.
Në intervistën për “Time”, këngëtarja tregoi rreth ngjarjes që ndodhi 4 vite më parë. Në 2013-n, pas një interviste, Taylor bëri një foto me DJ David Mueller. Ajo tha se ai i futi duart poshtë fundit duke i prekur të pasmet. Pasi Swift e raportoi në stacionin radiofonik ku ai punonte, DJ David u pushua nga puna. Megjithatë edhe ai u mundua të mbrohej me sulm duke e akuzuar këngëtaren për shpifje por në gusht të vitit 2017,Taylor e fitoi çështjen dhe i kërkoi David-it si dëmshpërblim, plot 1$.
“Që prej asaj dite, ai ende nuk ma ka dhënë 1 dollarëshin.” tha ajo përgjatë intervistës duke treguar se 1 dollarëshi simbolizonte fitoren e tij ndaj Dj-it.