INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I prenë” kryeministrit Rama biletën e avionit për në Kolumbi, të rinjtë e opozitës përplasen me policinë [VIDEO]

“I prenë” kryeministrit Rama biletën e avionit për në Kolumbi, të rinjtë e opozitës përplasen me policinë [VIDEO]

Publikuar më: 18:51 11-06-2018

Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe ata të LSI-së protestuan sot kundër qeverisë së Edi Ramës dhe për dorëheqjen e ministrit Xhafaj. Ata mbanin në duar një "biletë" avioni për kryeministrin Edi Rama me destinacion Kolumbinë.

Sipas tyre është kryeministri ai që po mban peng integrimin e Shqipërisë.

Ata u shprehën se destinacioni i Ramës është për në Kolumbi, vetëm vajtje pasi vetëm Kolumbia mund t'i japë azil Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Sajmir Tahirit.

“A mundet një vend të bëjë progres drejt BE-së me një ish-ministër të Brendshëm që po hetohet për trafik droge dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama e lë të lirë?! A mundet që një vend të bëjë progres drejt BE-së kur ministri i Brendshëm ka vëllain të dënuar për trafik droge, ka falsifikuar ligjin për të mos ia dorezuar drejtësisë italiane si dhe i ka ofruar mbrojtje të vëllait për të vazhduar trafikun e jetuar i lirë në Shqipëri?! Droga shqiptare është kthyer në problem evropian”, deklaruan përfaqësues të FRPD-së.

“Edi Rama erdhi në pushtet me krimin dhe po e mban atë përmes krimit dhe parave të drogës me të cilat blen vota, blen gjyqtarë e prokurorë”, shtuan të rinjtë demokratë.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617