INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I prenë kokën për borxhin 20 mijë euro. Dënohen shqiptarët që masakruan Bledar Terpollarin

I prenë kokën për borxhin 20 mijë euro. Dënohen shqiptarët që masakruan Bledar Terpollarin

Publikuar më: 17:39 14-10-2017

Ka përfunduar në Gjykatën e Korfuzit çështja e vrasjes së Bledar Terpollarit, i cili u masakrua nga bashkëatdhetarët e tij, 18 muaj më parë. Gjykata e Korfuzit ka dënuar me burgim të përjetshëm (me të drejte lirie pas 20 vitesh) plus 5 vjet të tjera burg shqiptarët Emiljano Nana, 28 vjeç nga fshati Tosk Martalloz i Tepelenës dhe Vidjon Gogaj, 27-vjec nga Fieri. Është shpallur i pafajshëm Pajtim Jaupi, 28-vjec nga Tepelena. Në kërkim mësohet se është Krenar Terpollari, 27-vjeç, i cili ndodhet i arrestuar ne Shqipëri dhe një shtetas tjetër shqiptar. Në vendimin e Gjykatës thuhej që vrasja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës. Viktima i kishte borxh vrasësve 20 mije euro të fituara nga shitja e drogës në Greqi. Me 9 maj 2016 në Gliki të Igumenicës, shqiptarët i prenë kokën Bledar Terpollarit nga fshati Backë i Skraparit. Shkak për këtë mësohet se ka qenë një borxh që i riu u kishte autorëve të masakrës nga pazaret e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0019891262054443