INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I preu duart gruas së tij, gjykata e dënon me 14 vjet burg

I preu duart gruas së tij, gjykata e dënon me 14 vjet burg

Publikuar më: 16:31 15-11-2018

Një burrë rus i cili i preu duart me sëpatë gruas së tij, për shkak të xhelozisë së tij të madhe u dënua me 14 vite burg. Një gjykatë në rajonin e Moskës ka dënuar 27-vjeçarin, Dmitry Grachyov më 15 nëntor pasi e ka shpallur të fajshëm për shkaktim të plagëve serioze, rrëmbim dhe akuza tjera. Gjykata po ashtu e ka urdhëruar atë që t’i paguajë gruas së tij kompensim në vlerë të 30,000 eurove për dëmtimin moral që i ka shkaktuar.  Më herë një trup gjykues vendosi që ai të mos i shoh fëmijët e tij. 27-vjeçari, dyshonte se gruaja e tij Margarita kishte një lidhje jashtë martese dhe donte të hakmerrej.

burri_sopate.jpg

Ngjarja ndodhi në Rusi në dhjetor të vitit të kaluar. Ai e detyroi gruan e tij, 26-vjeçare Margarita në pyll, 80 kilometra në jug të Moskës. Ai e lidhi atë në pemë, e detyroi të gjunjëzohej dhe më pas i preu kyçet e duarve me një sëpatë. Që atëherë, nëna e dy fëmijëve është treguar si një model "frymëzimi" në Rusi pasi ka kërkuar të kapërcejë torturën e tmerrshme mesjetare të bashkëshortit të saj. Dora e majtë u qep përsëri nga kirurgët, dhe ajo tani ka një krah të djathtë "robot" të cilin po mëson ta përdorë.

familja_e_rusit.jpg

Çifti u nda në muajin shtator, ndërsa në dëshminë e tij të fundit në gjykatë, Grachyov ka thënë se është penduar për atë që e ka cilësuar si “gabim shumë të madh” dhe i ka kërkuar falje ish-gruas së tij dhe dy fëmijëve.

margarita.jpg

preu.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499