INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I preu duart gruas së tij, gjykata i heq të drejtat prindërore

I preu duart gruas së tij, gjykata i heq të drejtat prindërore

Publikuar më: 11:06 28-09-2018

Një burrë që i copëtoi duart gruas së tij, sepse mendonte se ajo e tradhtonte, është ndaluar nga gjykata që të shoh fëmijët e tij. Dmitry Grachyov, 27 vjeç, kishte frikë se gruaja e tij Margarita kishte një lidhje dashurore dhe donte të hakmarrej . Gjykata e shpalli atë të atë mendërisht për t'u gjykuar. Nëse dënohet, ai përballet me 10 vjet burg. Ngjarja ndodhi në Rusi disa muaj më parë. Në dhjetor të vitit të kaluar, ai e detyroi gruan e tij, 26-vjeçare të hipte në makinën dhe e çoi në një pyll ku e lidhi atë, e detyroi të gjunjëzohej dhe më pas i preu kyçet e duarve me një sëpatë. Që atëherë, nëna e dy fëmijëve është treguar si një model "frymëzimi" në Rusi pasi ka kërkuar të kapërcejë torturën e tmerrshme mesjetare të bashkëshortit të saj.

foto_margarita.jpg

Dora e majtë u qep përsëri nga kirurgët, dhe ajo tani ka një krah të djathtë "robot" të cilin po mëson ta përdorë. Margarita shprehu lehtësim këtë javë kur një gjykatë , pas pesë seancave dëgjimore, më në fund e privoi Grachyovin nga të drejtat e tij prindërore, që do të thotë se ai kurrë nuk do t'i shohë dy fëmijët e tij dhe se nuk do të luajë asnjë rol në edukimin e tyre.
Prokurorët gjithashtu njoftuan se ai duhet të akuzohet për kërcënimin me vrasjen e gruas së tij, si dhe rrëmbimin e saj dhe shkaktimin e dëmtimeve të rënda. Më parë, ka pasur raporte që ai do të përballet me akuza më të lehta, që do ta çonin për një maksimum prej tre vjetësh pas hekurave. Por pasi testet psikiatrike zbuluan se ai ishte i aftë për t'u gjykuar, akuzat ndaj tij do të ndryshojnë. Në gjykatën e mbyllur në Serpukhov ai i tha gjyqtarit nga ‘kafazi i hekurit’ se ai ishte një "baba i dashur".

grachiova.jpg

Por ai pohoi se për një muaj para se të masakronte gruan e tij, ai ishte "i paaftë të mendonte për ndonjë gjë tjetër përveç faktit që ajo ishte e pabesë". Ai rrëfeu se i kishte prerë duart e saj. Margarita nuk ishte në gjykatë por tha se ai po mashtronte. Ajo po kërkonte divorcin për shkak të sjelljes së tij të paarsyeshme. Olga Rusiyan, avokatja e Margaritës, tha se klientja e saj ishte "e lumtur" për faktin se Grachyov ishte privuar nga të drejtat e tij prindërore. Ajo shtoi se ai i ka çuar asaj mesazhe kërcënuese nga qelia. "Të drejtat e fëmijëve të saj janë mbrojtur," tha ajo. Margarita ka zbuluar se si burri i saj ishte "krejtësisht i qetë" kur ai i preu duart. "Për fat të keq, ndjeva shumë dhimbje. Po mendova se po fikesha. Unë vazhdova të jetoj dhe mendoj gjithë kohën, përse nuk kam frikë?”-tregoi 26-vjeçarja.

me_familjen.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822