Arrestohet një 34-vjeçar shqiptar nga policia italiane, nën akuzën e dhunës së vazhdueshme ndaj gruas 26-vjeçare. Sipas mediave, bashkëshorti e ka rrahur në vijimësi gruan, me pretekstin se ajo nuk i bindej.
Dyshohet se bashkëshorti e detyronte, që ajo t’i përmbahej rregullave të Kanunit. Ai e rrihte, kërkonte që të mos ulej me familjarët e tij në tavolinë, po ashtu, i kërkonte dhe pagën mujore. Mediat italiane shkruajnë se, sulmet e 34-vjeçarit ndaj gruas së tij ishin brutale. Një tjetër skenë është parë edhe nga vajza e tyre e vogël, ku ai i kishte thyer dhëmbët e sipërme. Pas abuzimeve të njëpasnjëshme gruaja kishte kërkuar divorcin, por burri i lidhi duart dhe këmbët, i vuri një çorape në gojë dhe në kohën kur gruaja bërtiste ai i preu pëllëmbën e dorës me thikë. Ajo nuk duroi më dhe e denoncoi.