Në ditën e ditëlindjes së djalit të tyre, Elgit Doda vendosi që t’i propozonte për martesë Klea Hutës, e cila u emocionua shumë nga surpriza e partnerit.
Teksa moderatorja e njohur mbante në krah të birin, kompozitori ulet në gjunjë dhe i propozon para të gjithë të ftuarve me rastin e 2 vjetorit të Krid.
Gjatë propozimit Klea ka mbetur pa fjalë dhe teksa të gjithë po prisnin përgjigjen e saj ajo i tha Elgitit “Të dua” duke e pranuar kështu propozimin për martesë.
Ajo për të cilën ishin kurioze të gjitha vajzat ishte unaza. Dhe Klea nuk ka vonuar ta zbulojë. Ajo ka ndarë një foto së fundmi në “Instastory” të unazës që partneri i ka dhuruar duke shkruar: “Do flasim edhe për këtë”.
Unaza është tipike fejese me një gur të bardhë. Duke njohur tipin e Kleas, Elgiti ka zgjedhur një unazë të thjesht, jo ekstravagante, por tejet elegante.