INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I propozuan që të marrë pjesë në ;Sanremo', ja PSE e refuzoi ftesën Adelina Ismaili

I propozuan që të marrë pjesë në ;Sanremo', ja PSE e refuzoi ftesën Adelina Ismaili

Publikuar më: 18:32 02-11-2020

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Ismaili ka zbuluar për publikun një detaj nga fillimet e karrierës së saj muzikore.

Ajo ka pasur të ftuar në emisionin e saj politikanin dhe biznesmenin Behgjet Pacollin, i cili ka zbuluar se në vitin 2002 i është kërkuar që të përzgjidhte një këngëtare për të marrë pjesë në festivalin italian "Sanremo".

Pacolli tregoi se menjëherë kishte propozuar Adelinën, por nëna e saj e ndjerë e ka refuzuar kërkesën pa u menduar.

Më pas këngëtarja ka sqaruar se përse e ëma kishte marrë një vendim të tillë, pavarësisht prestigjit të festivalit.


“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik, ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”,- tha Adelina.

Kujtojmë se pas refuzimit të saj, në "Sanremo" iu dha mundësia që të performojë Elsa Lilës, me këngën Valeria.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451