Unikkatil ka reaguar në lidhje me mesazhin që publikoi Arbenita. Në mesazhin e publikuar nga modelja, reperi i ofronte ndihmë të çlirohej nga Fero. Unikkatili ka reaguar duke mohuar që mesazhet t'i ketë çuar vetë ai dhe akuzon Arbenitën për montazh.
Pas kësaj, Arbenita ka publikuar një video ku duken bisedat e saj në Instagram, ndër to edhe ajo e Unikkatilit.
“Kontrollo veprimet e tua, nëse nuk do të kërkosh falje. Gjasme këndon për Shqipërinë dhe ul vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh,”ka shkruar fillimisht modelja.
“Edhe mos u merr më me mua. Ti e fillove gjithë këtë, 45-vjeçar,” shton ajo.