INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I publikojnë foton “hot”, bukuroshja Rashel Kolaneci nxehet keq dhe reagon kështu [FOTO]

I publikojnë foton “hot”, bukuroshja Rashel Kolaneci nxehet keq dhe reagon kështu [FOTO]

Publikuar më: 19:06 31-05-2017

Ajo është një ndër vajzat më seksi të ekranit shqiptar dhe gëzon disa forma të kolme që çdo femër tjetër do i kishte zili!

“Gafat” e saj dhe format bombastike janë bërë disa herë objekt diskutimi nëpër portale, por një foto e postuar së fundmi e ka nxehur keq Rashelin dhe nuk mund të mos rrinte pa reaguar. Një portal lajmesh ka publikuar një foto “hot” nga palestra në një pozicion shumë intrigues, por që Rashel e ka mohuar se është ajo në foto dhe ka postuar një shkrim në Instagram bashkangjitur imazhit.

“Mesa sa duket vetingu duhet te nise nga gazetaret ??? Kjo foto nuk me perket mua. Nese duan te prodhojne lajm me format e mia fizike, duhet te kuptojne qe une jam shume me ne forme se personi ne foton e publikuar. ??? Kini parasysh qe lajmet e verteta per mua i lexoni te xing.al ??

Portalet e tjera duket se vetem hamendesojne ose publikojne lajme qe ia ofron imagjinata e gazetareve, here e qellimshme dhe here e kufizuar nga paaftesia profesionale.

Gjithesesi, duajeni sportin se vlen si per fizikun ashtu edhe per mendjen!”, shkroi Rashel.

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719