INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I publikuan foto sikur kanë folur me të, reagon ashpër Bora Zemani: Neveritem kur…

I publikuan foto sikur kanë folur me të, reagon ashpër Bora Zemani: Neveritem kur…

Publikuar më: 12:35 20-11-2020

Që nga dita e djeshme, në rrjet po qarkullojnë disa “screenshot-e”, ku shihen biseda në emër të Bora Zemanit në Instagram. Në këto biseda, personi që fshihet pas emrit të Borës, i kërkon një personi të quajtur Artur një nder dhe sipas “Borës”, Arturi është mik i Donaldit.

Nderi ka të bëjë me mbylljen e një faqeje Instagrami që supozohet se ka nxjerrë sekretet e emisionit që drejton Bora, “Përputhen”, dhe gjatë bisedës është përmendur edhe djali i moderatores, Arbori.

bora-zemani-61.jpg

 

Për këtë arsye ka reaguar edhe Bora, e cila ka mohuar të ketë folur me një person të tillë dhe për këtë çështje.

bora-zemani-71.jpg

 

“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në Instagram që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë.

E kuptoj qëllimin se doni ‘folloëers’ edhe ju të shkretët ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi.

Një gjë është e sigurt: nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantësh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve.

(Jo këto faqe që as që e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”, – shkroi Bora në Instastory.

 

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377