Pas daljes nga programi Ana Kauri ka zbuluar se ka filluar një lidhje të re dashurie.
Ish-konkurrentja vazhdon ta mbajë sekret të dashurin dhe nuk pranon të përgjigjet në asnjë nga daljet televizive kur ndër pyetjet më të shpeshta janë për të.
Përkundër mbajtjes sekret, ditën e djeshme qarkulloi një fotografi, e cila thuhet të jetë e Anës me të dashurin e saj.
Ishte, faqja e njohur ‘vipat e bllokut’ ajo e cila ka postuar një fotografi të Anës krahë partnerit teksa i ka mbuluar fytyrën.
Në këtë foto çifti shihen se kanë pozuar afër njëri-tjetrit në një foto para pasqyrës.
Mirëpo pas publikimit të fotos ka ardhur edhe një reagim nga ana e Anës, e cila këtë herë ka zgjedhur t’i drejtohet të dashurit të saj nëpërmjet këngës “Loti” të Elvana Gjatës; ku ndër fjalët që zgjodhi si dedikim ishin nga pjesa e këngës: “A e kishe nal ti botën vetëm për mu?!”
Si duket Ana këtë herë ka rënë shumë në dashuri me partnerin e saj dhe nuk e pengojnë lajmet apo fotot që shpërndahen lart e poshtë.
https://afterparty.al/wp-content/uploads/2021/07/3F24F2FF-8BC9-4647-908A-FBE4FC6B5C60-169x300.jpeg 169w, https://afterparty.al/wp-content/uploads/2021/07/3F24F2FF-8BC9-4647-908A-FBE4FC6B5C60-576x1024.jpeg 576w" alt="" width="1440" height="2560" class="alignnone size-full wp-image-18758" style="box-sizing: border-box; user-select: auto !important; height: auto; max-width: 100%;" loading="lazy" />