INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I publikuan foton “para kredisë”, Oriola Marashi nxehet keq dhe ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

I publikuan foton “para kredisë”, Oriola Marashi nxehet keq dhe ka dy fjalë për të thënë [FOTO]

Publikuar më: 20:22 08-03-2018

Oriolës i është sosur durimi!

Mjaftoi një foto e publikuar në Facebook nga këngëtari Gjergj Kaçinari, i cili postoi një foto të 6 viteve më parë me Oriola Marashin që modelja e njohur të nxehet. Jo për ndonjë gjë, por u shkaktuan shumë polemika sepse u komentua ndryshimi i Oriolës, ndryshim i cili sigurisht lidhet me moshën.

 

gjejrgij.jpg

Modelja e njohur nuk ka duruar dhe ditën e sotme me anjë të një postimi në “Instastory” bëri një reagim të gjatë për ata që shkruajtën se “i nxorën të vërtetën”.

“Unë mendoj se ajo që ti e quan ‘i nxjerr të vërtetën’ realisht është ‘cyber bullying’ dhe është ligjërisht e dënueshme…është fatkeqësi që një injoranti t’i jepen të mira të përdorueshme si interneti e rrjetet sociale, por është më fatkeqësi që kemi individ të tjerë që e mbështesin, e mendojnë se është argëtuese, e drejtë apo ku di unë dhe i japin platformë ekspozimi në televizion. Më vjen keq me brezin e ri që po rritet me këtë frymë dhe në subkoshiencë po ju piqet ideja që është gabim të trajtosh komplekset që të ndihesh mirë me veten.” ka shkruar Oriola.

jpla.png

Article Logic
Execution time: 0.0040128231048584