Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Can Yaman, është në një lidhje tashmë. Diletta Leottea është vajza fatlume që i ka rrëmbyer zemrën aktorit dhe lajmin e bënë të ditur vetë mediat italiane. Gazeta ‘Chi’ publikoi e para disa foto dhe video ku çifti dukej duke u puthur dhe përqafuar.
Dyshja, sipas tyre, ka kaluar pesë netë në një nga hotelet e Romës. Mirëpo, pas lajmeve për këtë romancë ka reaguar edhe aktori Can Yaman, i cili ndau me ndjekësit ne InstaStoryn e tij një mesazh të koduar ku shkruante: Është puna ime, pikë!
Me sa duket, aktori është irrituar nga lajmet që kanë qarkulluar së fundmi për të dhe bukuroshen italiane Diletta.