Disa javë më parë një klinikë në Rusi ka ndarë fotot “Para dhe pas” të modeles shqiptare në InstaStory, duke treguar transformimin e saj në fytyrë. Nga pamjet, Arbenita ka kryer një ndërhyrje me fillers (mbushës) në hundë, drejtim nofulle, si dhe ka realizuar trendin më të ri të kozmetikës, “Sytë dhelpër”.
Ajo reagoi lidhur me këto aludime, ndërsa së fundmi tregoi se bukuria e saj rrjedh nga gjenet e familjes.
Modelja e njohur ka publikuar në Instastory disa prej fotove të tyre që duken po aq të pashëm sa ajo dhe foton e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Gjene të bekuara”, si për të na treguar se bukurinë e ka të trashëguar prej tyre.
Ai që na ra menjëherë në sy është fakti që Arbenita është një kopje identike e mamasë së saj, pasi duket se ka marrë të njëjtat tipare të së ëmës, me të cilën na ka prezantuar edhe më herët.
Arbenita ka vijuar t’i mohojë akuzat, pasi ka postuar një foto në instastory të disa viteve më parë, foto në të cilën shfaqet me motrën e saj dhe duket po njëlloj si sot.